Mjekët

Leonard Solis

Chief Medical Officer

Leonard Solis është mjek, politikan shqiptar, ish ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë në dy mandate gjatë viteve 1997 – 2001 dhe 2003- 2005.

Aktualisht është drejtor mjekësor në Spitalin Amerikan.

Lindur në Leskovik me 13 dhjetor 1962. Leonard Solis është diplomuar si mjek i përgjithshëm në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera gjatë periudhës pese vjeçare 1982-1987.

Ka kryer kursin e plotë tre vjeçar pasuniversitar për “Sëmundjet e Brendeshme” pranë Fakultetit të Mjekësisë me rezultate maksimale në 1990-1993.

Eksperienca e punës fillon me punësimin si mjek në rrethin e lindjes Kolonjë, më tej ka kryer dy vjet stazhin si mjek në Kolonjë para specializimit pasuniversitar dhe më pas si mjek i specializuar në Pavionin e Sëmundjeve të Brendeshme pranë spitalit të Ersekës. Në vitin 1995 vazhdon punën si mjek pranë Urgjencës Qendrore të rrethit të Tiranës.

I angazhuar në politikë që prej vitit 1992, si Sekretar i Përgjithshëm e më vonë si anëtar i kryesisë së PBDNJ, ka përfaqësuar shpesh aktivisht PBDNJ, në një periudhe shumë të tensionuar të jetës së vendit gjatë periudhës.

Në vitin 1997-2001 është dekretuar nga presidenti Mejdani si Ministër i Shëndetësisë dhe Ambjentit në Qeverinë Nano, Majko e Meta.

Ka drejtuar me sukses dhe rezultate të prekeshme në të gjitha fushat në Sistemin Shëndetësor Shqiptar duke kaluar nga faza e rimëkëmbjes dhe emergjencës në atë të konsolidimit të Shëndetësisë Shqiptare, zhvillimit dhe Integrimit Europian të saj. Sidomos gjatë krizës së rënde të debimit nga Kosova të rreth 700 mijë bashkëkombasve tanë, ku sistemi shëndetësor edhe me ndihmën e Donatorëve nuk pati asnjë rast epidemie.

Pjesërisht në vitin 2002 ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Gjatë viteve 2002- 2003 ka punuar si Këshilltar pranë Kabinetit të Kryeministrave Majko e Nano për çeshtjet e shëndetësisë.

2004- 2005- Emërohet për të dytën herë si Ministër i Shëndetësisë për kryerjen e një sërë reformash delikate në fushën e farmaceutikës e zgjerimin e skemës së financimit shëndetësor drejt spitaleve.

Ka qënë Kryetar i Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes nga Rezatimi ( 1997 – 1998 dhe 2003 e në vazhdim ), Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë ( 1997 – 2001 dhe 2003), anetar i Keshillit Shkencor te Institutit të Shëndetit Publik ( 1997 – 2001 dhe 2003 ).

Leonard Solis është vlerësuar me disa diploma dhe mirënjohje nga institucione të mirënjohura brenda dhe jashtë vendit. Për tu përmendur, “Diplomë Nderi” nga Instituti i Shëndetit Publik të Athinës në fushën e shëndetit publik ( 1999 ), “Çmim Humanitar” nga Zyra e Komunitetit Europian Tiranë ( 2000 ), “Çertifikatë vlerësimi dhe mirënjohje për partnershipin Neë York – Tiranë dhe për partnershipin në programet e shëndetit për Europen Lindore” nga Aleanca Amerikane Ndërkombëtare për Shëndetin dhe USAID ( 2001 ).

Në fushqn e publikimeve dhe hartimit të dokumentave strategjike, është drejtues dhe një nga bashkautorët e dokumentave “ Dokumentin e Politikave Shqndetësore në Shqipëri”, “ Gjendja në sistemin Spitalor në 41 spitale të Shqipërisë”, si dhe të dokumentit më të rëndësishëm në sektorin shëndetësor që është “ Strategjia e zhvillimit të Sistemit Shëndetësor Shqiptar 2000 – 2010”

Me një eksperiencë të hereshme politike që nga 1992 Leonard Solis ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishëm si Sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ ( 1992 – 1996, 1999 – 2002 ) dhe nga shkurti i 2002 sekretar për Marredhëniet me Jashtë.

Aktualisht është drejtor mjekësor në Spitalin Amerikan.

Leonard Solis ka dhëne kontributin e tij gjatë kësaj Legjislature si Anëtar i Komisionit Parlamentar për

Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë me nje rol teper aktiv ne hartimin dhe korrektimin e ligjeve në Shëndetësi.

Specialitete

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al