Artikuj mjekësor

Prostata dhe patologjitë e saj më të shpeshta

Problemet me prostatën hasen shpesh por më së shumti prekin meshkujt e moshës mbi 50 vjeç.

Prostata është një gjendër e vogël, në madhësinë e një gështenje dhe gjendet vetëm te meshkujt. Ёshtë e lokalizuar nën vezikën urinare dhe rrethon uretrën (kanali që shërben për nxjerrjen e urinës jashtë trupit). Prostata ka si funksion prodhimin e një lëngu të trashë dhe të bardhë që i miksuar me spermatozoidet krijon spermën.

Me kalimin e moshës gjendra e Prostatës tenton të zmadhohet dhe patologjitë (sëmundjet) më të shpeshta që prekin atë janë:

  • Zmadhimi i prostatës (zmadhim beninj)
  • Prostatitis (inflamacioni i Prostatës)
  • Kanceri i Prostatës

 ZMADHIMI I PROSTATËS

Zmadhimi i prostatës është një patologji që haset shpesh te meshkujt me kalimin e moshës. 1 në 3 meshkuj të moshës mbi 50 vjeç paraqesin simptoma të prostatës së zmadhuar.Ky është një zmadhim beninj I prostatës pra që nuk shkaktohet nga kanceri dhe nuk rrit rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Shenjat e zmadhimit të prostatës janë:

  • Vështirësi në urinim
  • Ndjesi e mozbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës
  • Nevojë për urinim të shpeshtë
  • Rrjedhje e dobët e urinës
  • Urinim i shpeshtë gjatë natës

Nëse konstatoni simptomat e mësipërme duhet të kontaktoni me mjekun specialist urolog për të marrë trajtimin e duhur.

PROSTATITI

Prostatit kemi në rastet kur gjendra e prostatës inflamohet e cila mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial por në të shumtën e rasteve nuk gjendet asnjë lloj infeksioni dhe mbetet e paqartë shkaktari I vërtetë që çon shfaqjen e kësaj patologjie. Në ndryshim nga Zmadhimi apo Kanceri I Prostatës që zakonisht prekin meshkujt e moshave të mëdha, Prostatiti haset në meshkujt e të gjitha moshave dhe është më I përhapur të meshkujt e moshave 30-50 vjeç.

Simptomat e Prostatitit janë:

  • Dhimbje në pjesën pelvike, të legenit dhe organet genitale
  • Dhimbje gjatë urinimit
  • Ndjesi urinimi e shpeshtë
  • Vështirësi në urinim ( si psh. pamundësi për të filluar urinimin)
  • Dhimbje gjatë ejakulimit

 Edhe në këto raste, pra nëse keni prezencë të simptomave më lart, rekomandohet të konsultoheni me mjekun specialist urolog.

KANCERI I PROSTATËS

Kanceri i prostatës është ndër kancerat më të përhapur te meshkujt dhe përsa I përket shkaktarëve që cojnë në shfaqjen e tij akoma nuk ka një ide të qartë por shanset që të prekeni nga kanceri i prostatës rriten me rritjen e moshës. Statistikat tregojnë që më së shumti preken meshkujt e moshës së tretë (mbi 65 vjeç), por gjithësesi meshkujt e moshës mbi 50 vjeç janë ata më të rrezikuarit për t’u prekur. Faktorë të tjerë rreziku për këtë lloj Kanceri janë edhe:

  • Historia familjare – Meshkujt që kanë familjar të gradës së parë që kanë patur ose kanë kancer të prostatës, janë 50% më shumë të rrezikuar për t’u prekur në krahasim të tjerët.
  • Faktorë të tjerë rreziku konsiderohen edhe; dietë e pasur me yndyrna, duhani, konsumi i alkolit, etj.

 Simptomat shoqëruese të Kanceri të Prostatës mund të jetë e vështirë të dallohen nga ato të zmadhimit të Prostatës dhe si të tilla mund të përmendim:

  • Urinim i shpeshtë, sidomos natën
  • Probleme dhe vështirësi në urinim
  • Dhimbje apo djegie gjatë urinimit
  • Prezencë gjaku në urinë apo në spermë
  • Ҫrregullime në ereksion
  • Dhimbje në kofshë, ije dhe në fund të shpinës

Diagnostikimi në fazat  fillestare çon në trajtimin e hershëm dhe të suksesshëm të pacientit, pra përpara se sëmundja malinje të prekë edhe organet e tjera. Më shumë se 90% e pacientëve të diagnostikuar në faza të hershme të sëmundjes kanë mundur të trajtohen me sukses.

Për të gjitha patologjitë më lart është e rëndësishme që në rast ekzistence të simptomave duhet të kontaktoni në kohë me mjekët specialistë urologë. Ekipi i Departamentit të  Urologjisë në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me shumë eksperiencë, Dr.Spyridon Gouvalis, ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit e të gjithë sëmundjeve të prostatës dhe jo vetëm. 

Departamenti i Urologjisë

Spitali Hygeia Tiranë

+355 4 23 90 000

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al