“Çelësi i suksesit të një Biznesi janë punonjësit e tij”, pikërisht për këtë arsye vlerësimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore përbëjnë asetin më të rëndësishëm të Institucionit tonë. Si pjesë e strategjisë sonë për të ruajtur rolin drejtues në fushën e shëndetësisë, për të krijuar vlera afatgjata dhe të qëndrueshme për aksionerët tanë si dhe për të zhvilluar ekipin më të mirë të të punësuarve, Spitali HYGEIA Tirane ka zhvilluar një sistem proçedurash të cilat kanë në fokus individin. Vëmendja kryesore e jona është të vazhdojmë vlerat e GRUPIT HYGEIA për punonjësit tanë, pra të sigurojmë meritokraci në vendin e punës, të theksojmë punën në grup, bashkëpunimin me qëllim krijimin e një mjedisi të këndshëm dhe miqësor, e cila çon në rezultatete te pritshme të biznesit.
Mënyra e operimit të Spitalit Hygeia Tirane dallon për proçedura të qarta dhe krijimin e një sistemi me në fokus individin. Ne investojmë në kapacitetin njerëzor dhe në zhvillimin profesional të punonjësve tane, duke siguruar një mjedis të sigurt pune, benefite dhe trajnim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional duke demonstruar se shëndeti dhe njeriu janë mbi të gjitha.”
Departamenti i Burimeve Njerëzore ofron shërbime, mbështetje, besueshmëri, koherencë për të plotësuar në kohë nevojat e punonjësve tanë dhe të klientëve, duke garantuar nje ambjent i cili na dallon si punëdhënës të përgjegjshëm dhe si pikë reference për të tjerët.
Spitali Hygeia Tiranë garanton për punonjësit e saj:
Në strukturën organizative të Spitalit Hygeia Tirane (HHT), një rol shumë të rëndësishëm dhe mjaft aktiv luan dhe Komiteti i Trajnimeve i cili operon në bashkëpunim me Sektorin e Trajnimve dhe Zhvillimit të Personelit në planifikimin dhe organizimin e programeve trajnuese dhe të zhvillimit për punonjësit. Spitali Hygeia ofron programe trajnimi dhe edukimi me qëllim zhvillimin e vazhdueshëm të personelit, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi nevojave dhe kërkesave të pacientëve tanë si edhe për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme performancën tonë.
Programet edukuse që ofrohen janë:
Tematikat e trajtuara janë nga më të ndryshmet, të tilla si :
Spitali Hygeia Tirana u jep mundësinë studentëve universitarë dhe pasuniversitarë, të Universiteteve/Kolegjeve/Instituteve private, të cilët janë në proçes të studimeve, por edhe organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë programe mbështetëse për studentë që i përkasin kategorive vulnerabël të shoqërisë, të zhvillojnë praktika studentore në specialitetet e fushës së shëndetësisë nën mbikëqyrjen e supervizorëve/drejtorëve të departamenteve respektive.
NJOFTIM PËR POZICION VAKANT
Pozicioni: INFERMIER/E
Spitali: INTERNTIONAL HOSPITAL SHA - KM1 iAutostradës TR-DR
International Hospital (IH), është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar për pozicionet e përshkruara si më poshtë. Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e mëposhtme do të bëhen pjesë e një përvojë sfiduese dhe të zhvillimit të karrierës profesionale.
Pozicioni: Infermier/e
Infermierët promovojnë dhe i japin përkujdesjen shëndetsore pacientit duke plotësuar proçesin infermieror; bashkëpunojnë me stafin Mjekësor dhe pjesëtarët e një ekipi shumëdisiplinor; sigurojnë mbështetje fizike dhe psikologjike për pacientët, miqtë dhe familjarët dhe mbikëqyrin pjesëtarët e ekipeve të caktuar.
Profili i Kandidatit:
I diplomuar në një nga Universitetet e Akredituar, Universiteti i Infermierisë; preferohet edhe Master.
Liçense Aktuale e Urdhrit të Infermierit.
Ekseperiencë në çdo facilitet klinik do të merret në konsideratë.
Të kuptojë Anglisht/ose Greqisht përbën një avantazh.
Aftësitë dhe kualifikimet e një Infermieri:
Aplikanti duhet të tregojë:
Raporton: Drejtoresha e Infermierisë
Mënyra e Punësimit: Full Time, 40 orë/javë.
Vendodja: Hygeia Hospital Tirana, Km 1 i rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës. Transporti është i mbuluar nga Hygeia Hospital Tirana.
VACANT POSITION
International Hospital (IH), is looking for qualified candidates for the below described positions.
Candidates who meet the below criteria will become part of a challenging experience and of an excellent professional development and career opportunity.
Position: Registered Nurse (RN), Registered Midwife (RM)
The RN and RM promote and restore patient’s health by completing the nursing/midwifery process; collaborating with physicians and multidisciplinary team members; providing physical and psychological support to patients, friends, and families and supervising assigned team members.
The Candidate Profile
Graduate of an accredited University, Faculty of Nursing/Midwifery; MSc preferred.
Registration: Current Albanian RN license.
Experience in any clinical setting will be considered.
Foreigner languages, English and/or Greek is considered an advantage.
Registered Nurse Skills and Qualifications:
Applicant should demonstrate:
Reporting to: Nursing Directorate.
Type of Employment: Full Time, 40 hours/week.
Location: Hygeia Hospital Tirana, Km 1 of the secondary roam of Tirana – Durres Highway. The transportation is provided from the Hygeia Hospital Tirana
Struktura jonë
Spitali Hygeia Tiranë është i pozicionuar në një ndërtesë 6 katëshe, i modeluar me mjedise moderne dhe hapësira shumë komode për të siguruar shërbim sa më cilësor, të shpejtë dhe efikas për pacientët tanë. Spitali është i pajisur me 9 ashensorë , 4 ashensorë për pacientët dhe 5 ashensorë të brendshëm të ideuar për të transportuar barrelat e pacientëve si dhe për të mundësuar transportimin e shpejtë të pacientit në kushtë urgjence dhe në siguri maksimale.
Spitali Hygeia disponon:
Spitali është i pajisur me aparatura dhe pajisje bashkëkohore mjekësore të cilat garantojnë cilësi shërbimi, diagnostikim në kohë dhe trajtim mjekësor të standarteve ndërkombëtare.
Ofrimi i teknologjisë së përparuar mjekësore ndikon në ofrimin e sigurisë më të lartë dhe rezultate të sakta dhe në kohë rekord për pacientin.
Dhomat e pacientëve janë moderne dhe të pajisura më të gjitha komoditetet e nevojshme për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për rekuperimin e pacientëve. Ҫdo dhomë është e pajisur me buton thirrje që siguron shërbim infermieror të shpejtë dhe të specializuar 24 orë në ditë.
Sallat e Operacionit janë të ideuara konform standardeve ndërkombëtare, të pajisura më teknologjinë më të përparuar mjekësore për të ofruar teknikat avangardë kirurgjikale duke mbuluar të gjitha llojet e kirurgjive nga ato më të thjeshtat te ato më të komplikuarat.
Spitali Hygeia ofron asistencë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët shoqërohen brenda ambienteve të spitalit nga personel mjekësor i autorizuar.
Një tjetër aset i këtij spitali janë edhe zinxhiri i aparaturave radiologjike (CT Skaner, Rezonancë Magnetike, Ekografi, Mamografi, Mjekësi Bërthamore, Radioterapi) të cilat sajë teknologjisë së përparuar që ofrojnë janë baza për të marrë diagnoza të sakta dhe në kohë rekord për një trajtim optimal të çdo patologjie mjekësore.
SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.