DEPARTAMENTI I KARDIOKIRURGJISË
Departamenti i Kardiokirurgjisë i Spitalit Hygeia Tirane përbëhet nga 4 Kardiokirurgë specialistë me eksperiencë të gjerë në fushën ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër ku qëllim kryesor ofrimi i një shërbimi sa më cilësor, i sigurtë dhe mbi të gjitha rezulativ për të sëmurët kardiakë. Në dispozicion të këtij Departamenti janë 2 salla kirurgjikale moderne dhe të pajisura me të gjitha aparaturat dhe pajisjet bashkëkohore për të përballuar të gjitha llojet e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale tek të rriturit duke aplikuar me sukses teknikat më të avancuara që përdoren në spitalet më në zë kudo në botë për këtë kategori operacionesh.
Për një mbarëvajtje dhe menaxhim sa më të mirë të pacientëve të kësaj kategorie, stafi i mjekëve kardiokirurgë bashkëpunon ngushtë me ekipin e Mjekëve Anestezistë- Reanimatorë jo vetëm gjatë operacionit por edhe për ndjekjen postoperative të këtyre pacientëve të cilët ndiqen në Njësinë e Terapisë Intensive, ku stafi i mjekëve specialistë Reanimatorë dhe infermierëve me eksperiencë dhe të trajnuar për të ofruar kujdes mjekësor të kualifikuar për pacientët kardiakë, ofrojnë trajtime mjekësore të avancuara 24 orë në ditë/365 ditë.