Departamenti Urologjisë

Urologjia

UROLOGJIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Informacion i Përgjithshëm

Urologjia është dega e mjekësisë që merret me diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të traktit urinar të mashkullit dhe femrës, si dhe sistemin riprodhues të mashkullit, duke përfshirë veshkat, gjëndrat e veshkave, uretrat, fshikëzën urinare, testikujt, epididimisin, vas deferensin , vezikulën  seminale, prostatën dhe penisin.

Teknologjia e jashtëzakonshme në Urologji e cila ofrohet në Departamentin e Urologjisë në Spitalin "Hygeia" Tiranë përfshin zhvillimet më të reja në fushën kirurgjikale për të kryer operacionet minimale invazive të asistuara me lazer dhe me ultratinguj në kohë reale ose ndërhyrjet endoskopike fibro optike në kirurgjinë  urologjike pediatrike, endo urologjinë , urologjinë femërore, onkologjinë urologjike, neuro-urologjinë, andrologjinë , urologjinë rindërtuese, nefro-litotominë perkutane, kirurgjinë retrograde intrarenale, për gurët në veshka etj. 

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike udhëhiqet nga mjeku i mirënjohur dhe me shumë eksperiencë Dr. Spyridon Gouvalis, me ekspertizë të gjerë në fushën e Urologjisë onkologjike dhe asaj rindërtuese,  i cili në bashkëpunim edhe me të gjithë stafin e mjekëve të këtij Departamenti realizon në mënyrë të suksesshme të gjitha procedurat urologjike duke i dhënë prioritet maksimal  kujdesit për pacientin para dhe pas çdo procedure. Stafi i mjekëve Urologë janë të lidhur ngushtë dhe bashkëpunojnë në harmoni të plotë me shumë specialitete të tjera si me  onkologjinë mjekësore, nefrologjinë, gjinekologjinë, andrologjinë, kirurgjinë pediatrike, kirurgjinë kolorektale, gastroenterologjinë, radiologjinë onkologjike dhe endokrinologjinë.

Për më tepër informacion mbi këtë departament, lutemi të ndiqni videon si më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=FLn_9j6mbuc 

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al