Endokrinologjia

Shërbimi i Endokrinologjisë është degë e mjekësisë e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjithë spektirt të sëmundjeve endokrine. Stafi i mjekëve endokrinologë me shumë eksperiencë për një diagnostikim të saktë dhe si rrjedhim trajtim sa më efektiv të pacientëve bashkëpunojnë ngushtë me mjekë të fushave të ndryshme si radiologë, kirurgë të përgjithshëm, mjekë Nuklearë dhe Dietologë.

Shërbimet & Trajtimet

  • Trajtimi dhe monitorimi i pacientëve me Diabet Mellitus tip 1 dhe tip 2
  • Trajtimi dhe monitorinimi i Diabetit Gestacional (diabetit të shtatzënisë)
  • Kontrolli dhe trajtimi i komplikacioneve akute dhe kronike te diabetit
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të tiroides, hypertiroidizmit, hypotiroidizmit, nodujve të tiroides etj
  • Kryerja e FNA-Citologjisë së nodujve të tiroides, Shintigrafisë së tiroides dhe trajtimit me jod 131
  • Trajtimi dhe monitorimi i kancerit të tiroides
  • Kirurgji të tiroides dhe paratiroides
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të paratiroides dhe kryerja e shintigrafisë së paratiroides
  • Diagnostikim dhe trajtimi i patologjive të glandulës adrenale (surenale).
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të hypofizës (akromegali, prolaktinome, diabet insipid etj.)
  • Kirurgji të hipofizës

More Doctors From : Endokrinologjia

Dr. Evis Sinjari

Dr. Evis Sinjari

Endokrinolog