News & Articles

Hemorroidet, shkaqet dhe trajtimi i tyre

 

Hemorroidet janë enë gjaku (vena) të zmadhuara që shfaqen në pjesën e poshtme të anusit & rektumit të cilat kur zgjerohen shkaktojnë irritim.

Prezenca e hemorroideve është e pakëndshme, madje në jo pak raste shoqërohet edhe me dhimbje. Duke qenë se me kalimin e kohës simptomat e hemorroideve vijnë duke u përkeqësuar, mjekët rekomandojnë trajtimin e tyre që në momentin e parë të diagnostikimit.

 Disa fakte mbi hemorroidet:

  • Hemorroidet shfaqen kur venat që rrethojnë anusin zgjerohen
  • Femrat gjatë periudhës së shtatzënisë kanë më shumë predispozitë për të krijuar hemorroide
  • Mundësia e shfaqjes së hemorroideve rritet me rritjen e moshës
  • Trajtimi i kësaj patologjie mund të jetë medikamentoz dhe kirurgjikal, kjo në varësi të stadit të patologjisë që përcaktohet nga mjeku specialist

 Simptomat

Ekzistenca e Hemorroideve shpesh shoqërohet me simptoma të tipit:

  • gjakderdhje pa dhimbje
  • kruarje apo irritim në zonën anale
  • dhimbje dhe enjtje në zonën anale

Cili është shkaku i shfaqjes së hemorroideve?

Shkaku i saktë i shfaqjes së hemorroideve mbetet ende i paqartë, por ka disa faktorë të cilët ndikojnë në shfaqjen e tyre si:

  • Shtatzënia: Hemorroidet shfaqen më shpesh te gratë shtatzëna kjo për faktin se në këtë fazë kemi zmadhim uterusi te gratë duke ushtruar kështu presion në venat e zorrës së trashë, gjë që çon edhe në zmadhimin e tyre.
  • Mosha: Hemorroidet janë më të zakonshme në grupmoshat 45-65 vjeç. Por, kjo nuk përjashton rrezikun e shfaqjes edhe në mosha të reja.
  • Diarrea: Rastet e diarresë kronike
  • Konstipacioni (kapsllëku): Shtrëngimi nga konstipacioni kronik çon në presion të mureve të enëve të gjakut
  • Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
  • Ngritja e peshave të rënda
  • Obeziteti
  • Trashëgimia

Trajtimi i Hemorroideve:

Në rastet kur trajtimi alternativ medikamentoz nuk jep rezultat në eleminimin e hemorroideve, mjekët specialistë rekomandojnë eleminimin e tyre nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale të tilla si:

  • Hemorroidektomia - heqja e plotë e hemorroideve.

Në Spitalin Hygeia këto patologji trajtohen me sukses nga stafi i mjekëve profesionistë kirurgë të përgjithshëm.

Për t’u lidhur me mjekët e Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme kontaktoni: 04 23 90 000

 

Spitali Hygeia Tiranë

Tel: 04 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Subscribe for our latest news and offers:

Contacts

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al