DEPARTAMENTI I URGJENCAVE MJEKЁSORE
Departamenti I Urgjencës i Spitalit Hygeia Tirane është i pozicionuar në katin përdhe të ndërtesës dhe ka një korsi të posacme për automjetet, duke mundësuar kështu një akses të dretpërdrejtë të pacientëve shumë pranë hyrjes së Urgjencës.
Në këtë Departament do të gjeni një staf Mjek & infemier të specializuar dhe të përkushtuar ndaj pacientëve, të cilët ofrojnë përkujdesje, diagnostikim dhe trajtim 24 orë në ditë/365 ditë të vitit duke mbuluar të gjithë spektrin e urgjencave mjekësore, me mbi 500 raste urgjencash të trajtuara në muaj.
Synimi i këtij Departamenti është ofrimi i shërbimeve me cilësie të lartë dhe profesionalizëm, transporti i shpejtë dhe i sigurt i pacientëve, minimizimin në maksimum të kohës së pritjes në Urgjencë, si dhe rekuperimin sa më të shpejte të pacientëve nga pikëpamja mjekësore. Të gjitha këto ofrohen në ambiente moderne dhe komode, të pajisura me aparatura dhe pajisje bashkëkohore dhe ku aplikohen protokollet dhe standartet bashkëkohore mjekësore për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi çdo rasti urgjence.
Ky Departament në funksionimin e tij të përditshëm bashkëpunon ngushtësisht dhe asistohet 24 orë në ditë nga Departamenti i Laboratorëve dhe ai i Imazherisë (ekzaminime ekografike, grafi, CT-skaner, Rezonance Magnetike) me qëllimin e vetëm për të patur një diagnozë sa më të saktë dhe zgjidhje sa më të shpejtë të rasteve mjekësore që paraqiten.
Urgjenca Hygeia ka në përbërje të saj, mjekë specialist të urgjencës të cilë ofrojnë shërbim 24 orë/7, dhe përkatësisht janë:
- Kardiologë
- Kirurgë të përgjithshëm
- Gjinekologë
- Anestezist-reanimatorë
- Pediatër
- Neurokirurg
- Neurolog
- ORL
- Ortoped
Per me teper informacione mbi urgjencen e spitalit Hygeia, jeni te lutur te ndiqni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=8o5ZcAEGsY8