Të dashur prindër!
Së pari i urojmë jetë të gjatë pjesëtarit më të ri të familjes tuaj!
Për ju prindër hapet një dritare e re e jetës, me detyra dhe përgjegjësi të reja.
Foshnja juaj ka nevojë për ushqyerje, kujdes dhe shumë dashuri….
”Mëmësia dhe atësia janë role që mësohen duke jetuar”!
Në këtë rrugëtim të gjatë një rëndësi të veçantë kanë përvojat e para, pra si të jeni të përgatitur për të përballuar sa më mirë këtë përvojë të re në jetën tuaj.