Deprecated: Methods with the same name as their class will not be constructors in a future version of PHP; plgSystemPopup_Anywhere has a deprecated constructor in /home/hygeia/public_html/plugins/system/popup_anywhere/popup_anywhere.php on line 23
Artikuj mjekësor

Artikuj mjekësor


Deprecated: Methods with the same name as their class will not be constructors in a future version of PHP; plgContentJw_sig has a deprecated constructor in /home/hygeia/public_html/plugins/content/jw_sig/jw_sig.php on line 18

Histeroskopia është proçedura që shërben për ekzaminimin e brendësisë së kavitetit të mitrës (uterusit). Kjo proçedurë realizohet me ndihmën e Histeroskopit, që  është një endoskop  hollë i pajisur me një kamera të inkorporuar (instaluar në të). Pamja e përftuar nga kamera e histeroskopit projektohet në një ekran video, duke i dhënë mundësi mjekut të shoh brendësinë e kavitetit të mitrës dhe pamje të cilat lejojnë mjekun që të kryejë edhe ndërhyrje kirurgjikale, kjo me ndihmën e instrumentave që instalohen në histeroskop, në rastet kur, gjatë këtij ekzaminimit, vëren anomali të caktuara.

Pothuajse gjithmonë ekziston një lidhje midis shtatëzënisë dhe anemisë. Anemia ndodh kur ju nuk keni mjaftueshëm rruaza të kuqe në trup ose rruazat e kuqe nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë (proteina që merr O2  nga mushkëritë dhe e shpërndan në gjithë trupin). Pa hemoglobinë të mjaftueshme trupi e ka të vështirë të oksigjenojë si duhet qelizat e tij. Por mos u shqetësoni: anemia e lidhur me shtatëzëninë është një fenomen i zakonshëm sidomos në tre-mujorin e dytë dhe të tretë. Me kujdesin e duhur ju mund të vazhdoni të keni një shtatëzëni të shëndetshme.

Shkaku i anemisë në shtatëzëni

Kur jeni shtatëzënë volumi i gjakut në trupin tuaj rritet rreth 50%  në mënyrë që të plotësojë nevojat tuaja dhe të fëmijës që po rritet. Kjo ul përqendrimin e hemoglobinës në gjak. Trupi ka nevojë për hekur dhe vitamina të tjera që të rrisë prodhimin e qelizave të kuqe të reja. Niveli i ulur i këtyre elementëve në depot e organizmit ngadalëson prodhimin e rruazave të kuqe dhe për pasojë vështirësohet oksigjenimi adekuat. Rezultati: një nënë shtatëzënë e lodhur.

Në pjesën më të madhe të rasteve, anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit si në depot ashtu dhe në dietën e nënës para apo gjatë shtatëzënisë. Më pak e zakonshme është që të shkaktohet nga: deficiti i vitaminës B12 apo i acidit folik, nga hemorragjitë, nga sëmundje të tjera shoqëruese si sëmundjet e veshkave, çrregullime imune apo sëmundje të tjera hereditare si; talasemia apo drepanocitoza etj. Pra, që të kuptohet cili është shkaku i  anemisë, është i domosdoshëm konsultimi me mjekun Hematolog si dhe me mjekun tuaj Obstetër-Gjinekolog.

Simptomat

Fillimisht ju mund të mos i vini re simptomat e anemisë sepse mund t`i ngatërroni ato me simptomat e zakonshme të shtatëzënisë; madje disa nëna nuk e kuptojnë fare që mund të kenë anemi derisa bëjnë një analizë gjaku. Por kur situata përparon mund të ndjeni;

  • Lodhje të tepërt
  • Dobësi
  • Dhimbje koke
  • Marrje mendsh
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Rrahje të shpeshta ose të çrregullta të zemrës
  • Temperaturë të ulët të trupit
  • Zbehje të lëkurës
  • Dhimbje gjoksi
  • Irritim

Nëse jeni duke përjetuar një nga këto simptoma duhet të paraqiteni te mjeku juaj. Diagnostikimi në këto raste bëhet nëpërmjet kryerjes së hemogramës (analiza e gjakut komplet) e cila na jep informacion mbi numrin e eritrociteve, nivelin e hemoglobinës dhe indekset eritrocitare.

Rrisqet

Rrallë ndodh që anemia gjatë shtatëzënisë të sjellë probleme te fëmijët, sepse fëmija merr gjithë rezervat vitaminike të nënës për t`u zhvilluar. Megjithatë nqs anemia lihet e patrajtuar, ajo mund të thellohet, duke krijuar kështu vështirësi në rritjen e fëmijës dhe njëkohësisht edhe në shëndetin e nënës , ndaj është e rëndësishme të diagnostikohet dhe kurohet në kohë.

Efektet negative të anemisë te nëna:

  • Gratë me anemi kanë prirje për shtatëzëni më të shkurtër se ato jo anemike (janë në rrisk të lartë për lindje të parakohshme).
  • Hekuri, në qumështin e gjirit të nënave me defiçit, ka rezultuar të jetë i pamjaftueshëm për të realizuar nevojat ditore të fëmijëve që ushqehen me gji.
  • Anemia dhe ferrodefiçenca prekin gruan shtatëzënë edhe në nivel të mirëqenies së përgjithshme.
  • Mungesa e hekurit bën që të kemi dëmtim të sistemit imun, çka e bën nënën më të prekshme nga sëmundjet, dëmtim ky shumë mirë i rikthyeshëm kur korrigjohen defiçitet.

Shumë rrallë, në kushte të anemisë ekstreme, mund të ndodhë mortaliteti te nëna gjatë lindjes, por kryesisht ky fenomen haset në vendet në zhvillim.

Efektet negative te fëmija:

  • Shëndeti dhe zhvillimi
  • Peshë më e vogël trupore
  • Defekte të tubit neural (në rastin e defiçitit te acidi folik)

Studimet kanë treguar se ekziston një lidhje e ngushtë midis anemisë dhe mungesës së hekurit. Prandaj, është e rëndësishme për gratë shtatzëna, të kenë depo të mjaftueshme të hekurit, acidit folik, vitaminës B12 që para shtatëzënisë që të shmanget sa të jetë e mundur defiçiti i tyre me pasojat përkatëse në shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Trajtimi qëndron te shkaku, ku zakonisht më i shpeshti është mungesa e hekurit, prandaj është e zakonshme që në suplementet e dhëna gjatë shtatëzënisë përfshihen doza të hekurit dhe vitaminave të tjera të përllogaritura sipas nevojave ditore në shtatëzëni. Për një pjesë të mirë të grave shtatëzëna kjo sasi suplementesh si dhe dieta ushqimore e pasur në hekur dhe vitamina mjafton për një mbarëvajtje të shtatëzënisë, por te personat që kanë defiçite të thella apo sëmundje të tjera që mund të shkaktojnë anemi, trajtimi konsiston në terapi specifike, kjo në varësi të gjendjes, ekzaminimeve laboratorike dhe shkakut që ka precipituar aneminë dhe gjithmonë sipas vlerësimit të bërë nga mjeku hematolog.

Në ditët e sotme është e rëndësishme që, brenda mundësive individuale, çdo grua që pretendon të nisë një shtatëzëni, duhet të sigurohet më parë që trupi i saj ka mjaftueshem rezerva vitaminike që mundësojnë fillimin e një jete të re, kjo për një shtatëzëni të shëndetshme dhe si rrjedhojë edhe fëmijë të shëndetshëm.

Dr.Blerina Koprencka

Mjeke Hematologe

Tel: 04 23 90 000

Sindromi i apneve obstruktive të gjumit përcaktohet si bllokim i pjesshëm ose i plotë i rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit. Ndërkohë që fëmija përpiqet të marrë frymë, rruga e kalimit të ajrit është e bllokuar.

Kjo do të shoqërohet me 3 pasoja në funksionin e trupit të fëmijës, si:

Të gjithë e dimë se marrja me aktivitet fizik ndihmon në mbajtjen e trupit në formë, rënien në peshë, si edhe për një shëndet të mirë të zemrës. Por, nga studimet e fundit që janë bërë, ka rezultuar se aktiviteti fizik ofron një sërë avantazhesh edhe kundër kancerit të prostatës – sëmundje malinje ndër më të përhapurat te meshkujt.
Po cili është impakti i aktivitetit fizik dhe obezitetit në Kancerin e Prostatës ?
Studime të ndryshme tregojnë se burrat të cilët kryejnë aktivitet të rregullt fizik kanë më pak mundësi të preken nga kanceri i prostatës.
Pse?
Me shumë mundësi nuk janë vetëm ushtrimet që luajnë rol kryesor – më shumë ndikon fakti që marrja me aktivitet fizik ndikon në rënien nga pesha, dhe si rrjedhojë lufton obezitetin duke bërë edhe diferencën në të tilla raste. Studimet e fundit tregojnë se obeziteti rrit shanset për tu prekur nga kanceri i prostatës. Ndërkohë që studime të tjera kanë vërtëtuar se shtimi në peshë rrit shanset e përsëritjes (rishfaqjes) së sëmundjes në ata persona të cilët janë trajtuar më parë nga kanceri I prostatës.
Pra, është shumë e rëndësishme të merreni me aktivitet fizik, sepse si gjithmonë është mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme. Por, përpara se të filloni aktivitetin fizik, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, në mënyrë që të kryeni një regjim ushtrimor të përshtatshëm për moshën dhe gjendjen tuaj shëndetësore.
Për të patur benefite maksimale, është mirë që të filloni një aktivitet gradual, duke ruajtur një rutinë të përditshme lëvizjesh dhe më pas, nësë ju këshillohet, ju mund të ushtroheni disi më fort. Parimi bazë duhet të jetë: “Zgjidhni aktivitete fizike që ju pëlqejnë dhe i kryeni me dëshirë”.
Fokusohuni në aktivitete që përmirësojnë shëndetin tuaj kardiovaskular dhe mundohuni të mbani një peshë trupore të shëndetshme.
Por Kujdes, mos harroni ……Kryeni Kontrollin vjetor të Prostatës, pavarësisht nëse merreni apo jo me aktivitet fizik, sepse kjo nuk ju përjashton nga rreziku i prekjes dhe për këtë gjithmonë duhet të kryeni kontrolle mjekësore. Edhe ata që janë sportistë profesionistë dhe kryejnë maratona të gjata nuk janë imun ndaj rrezikut të të prekurit nga kanceri i Prostatës. Kryerja e kontrolleve rutinë duhet jetë pjesë e jetës tuaj po aq sa edhe kryerja e aktiviteteve fizike.
Departamenti i Urologjisë Hygeia
Tel: 04 23 90 000

Sottocategorie

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al