Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria e Spitalit: + 355 4 23 90 000
Urgjenca Hygeia: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al
Adresa: Tiranë Kashar MËZEZ KM 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, Fushë-Mëzez
Gjatë qëndrimit tuaj në Spital, i gjithë stafi ynë mjekësor, infermieror dhe administrativ do të jenë në dispozicionin tuaj duke ju shërbyer me efikasitet dhe në mënyrën më të shpejtë, efikase dhe dinjitoze. Përveç kujdesit për shëndetin tuaj, ne sigurohemi që të respektojmë çdo të drejtë tuajën si pacient. Për më tepër, kujdesemi në mënyrë të personalizuar për çdo kërkesë apo bindje tuajën personale shpirtërore dhe kulturore dhe do të përpiqemi t’ju kuptojmë dhe të plotësojmë kërkesat tuaja. Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion, do të keni në dispozicionin tuaj personelin mjekësor, mjek ose infermier të katit në të cilin jeni i shtruar.
Konfidencialiteti
Të gjitha të dhënat tuaja trajtohen në mënyrë konfidenciale. Qëllimi ynë është të ruajmë privatësinë tuaj, prandaj diskutimet në praninë e të tjerëve, përveç rasteve kur ju jeni dakort, këshillohen të shmangen. Të gjitha informacionet mjekësore të regjistruara në dosjen e pacientit si, historiku mjekësor apo gjendja aktuale shëndetësore, konsiderohen si të dhëna personale dhe si të tilla trajtohen me shumë kujdes dhe privatësi maksimale nga administrata e Spitalit HYGEIA.
Në dhomën tuaj
Të gjitha zonat e qëndrimit në HYGEIA janë projektuar posaçërisht për t’ju ofruar një ambient të rehatshën dhe të sigurt gjatë gjithë qëndrimit tuaj. Të gjitha dhomat janë të pajisura me të gjitha kushtet dhe komoditetet e nevojshme. Ҫdo shtrat është i pajisur me buton thirrje për infermieret në rast nevoje. Jeni të lutur të mos mbani në dhomën tuaj sendet me vlerë, sepse spitali nuk mban përgjegjësi për to.
Për sigurinë tuaj lutemi të mbahet parasysh që:
Mospranimi i trajtimit
Gjatë shtrimit në spital, pasi jeni informuar plotësisht për gjendjen tuaj shëndetësore do t’ju kërkohet nga personeli përgjegjës të nënshkruani disa dokumenta ligjore të quajtur Formularë Pëlqimi, të cilat kanë lidhje me trajtimin tuaj mjekësor. Këto formularë nuk kanë të bëjnë vetëm me kujdesin e përgjithshëm spitalor, por edhe me ndërhyrjet kirurgjikale apo ekzaminimet të cilave do t’i nënshtroheni apo transferimet në rastet kur vlerësohet e nevojshme nga ekipi mjekësor përgjegjës. Në të gjitha rastet do të kërkohet marrëveshja juaj absolute duke respektuar dëshirat tuaja. Çdo pacient apo të afërmit që e shoqërojnë atë, pas marrjes së informacionit të nevojshëm nga ana e mjekut, kanë të drejtë për të ndaluar mjekimin me dësihirën e tyre duke marrë përsipër pasojat e një një vendimi të tillë. Në të tilla raste ata do të informohen edhe mbi trajtimet alternative që mund të përdoren në vend të trajtimit të sugjeruar. Në rast se, edhe pas sqarimit dhe informimit të detajuar të bërë nga mjeku përgjegjës mbi efektet anësore që mund te sjellë mospranimi i trajtimit, mjeku detyrohet të mos kryejë asnjë proçedurë mjekësore.
Detyrimet e pacientit
Rregullat e spitalit HYGEIA synojnë t’ju mbrojnë ju në rradhë të parë, prandaj lutemi ti respektoni ato dhe po të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga të afërmit apo vizitorët tuaj. Personeli mjekësor bën përpjekjet maksimale për t’ju ofruar shërbimet më të mira shëndetësore të mundshme ndërkohë nga ana juaj kërkojmë respektimin e rregullave si më poshtë.
Lutemi që të:
Kujdes !
Dita e daljes nga spitali
Bazuar në gjendjen tuaj shëndetësore, është mjeku kurues që do të vendosë dhe do t’ju komunikojë ditën e daljes nga spitali HYGEIA.
Në mënyrë që ju të mund të dilni brenda orës 12:00, orar në të cilën organizohen daljet nga spitali, personeli përgjegjës bën gati të gjitha procedurat e detyrueshme të daljes nga Spitali. Në rastet kur vlerësohet e nevojshme, mjeku t'ju japë udhëzimet e nevojshme mbi çfarë duhet të bëni si dhe medikamentet (në rast se do të keni nevojë) që duhet të merrni në ditët në vijim pas daljes nga Spitali.
Largimi nga HYGEIA
Ne rekomandojmë që një anëtar i familjes apo një person i afërm i juaji të vijë për t’ju shoqëruar në mometin e daljes nga Spitali. Nëse mjeku juaj e gjykon të nevojshme, ju do të transferoheni për në shtëpinë tuaj me ambulancën HYGEIA (kontaktoni Zyrën e Pranimit të Pacientëve për detaje të mëtejshme).
Të Nderuar familjarë dhe vizitorë!
Jashtë këtij orari, vetëm një familjar mund të qëndrojë me pacientin dhe duhet të ndjekë instruksionet e dhëna nga stafi i Spitalit.
SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.