Deprecated: Methods with the same name as their class will not be constructors in a future version of PHP; plgSystemPopup_Anywhere has a deprecated constructor in /home/hygeia/public_html/plugins/system/popup_anywhere/popup_anywhere.php on line 23
Të reja

Të reja


Deprecated: Methods with the same name as their class will not be constructors in a future version of PHP; plgContentJw_sig has a deprecated constructor in /home/hygeia/public_html/plugins/content/jw_sig/jw_sig.php on line 18

Spitali Hygeia vjen më pranë pacientëve / Ofron shërbimin me mjekët specialistë edhe gjatë orareve të pasdites 16:00-21:00

Spitali Hygeia ka qenë dhe vazhdon të jetë e vetmja strukturë spitalore private gjithëpërfshirëse në vend që ofron shërbim spitalor 3600 për të gjithë pacientët e saj duke filluar nga analizat e thjeshta deri në ndërhyrjet kirurgjikale ndër më të ndërlikuarat, performancë kjo që bëhet e mundur sajë profesionalizmit të mjekëve specialistë të asistuar nga teknologjia mjekësore e fjalës së fundit dhe struktura moderne që Spitali ka.

Këto premisa kanë bërë që Spitali Hygeia të jetë një qendër reference për të gjithë pacientët, jo vetëm ata shqiptarë por edhe nënshtetas të huaj, pra për të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë zgjidhje të problemeve të tyre mjekësore në kohë reale dhe me cilësi. Pikërisht kjo ishte edhe arsyeja pse Spitali Hygeia, për të qenë sa më pranë nevojave dhe kërkesës gjithmonë në rritje për shërbime mjekësore nga ana e pacientëve të saj, por sidomos për të gjithë ata që për arsye pune apo pamundësie për të marrë shërbime mjekësore gjatë orareve të paradites, tashmë ju mundëson marrjen e shërbimit të kërkuar me mjekët specialistë, çdo ditë, nga e hëna në të premte, edhe gjatë orareve të pasdites, pra duke zgjatur orarin e këtyre shërbimeve prej orës 16:00-21:00.

Pra, tashmë, shërbimi ambulator & vizitat me mjekët specialistë, do të jetë i disponueshëm për të gjithë në çdo orë të ditës prej orës 8:00-21:00.

Për më tepër informacion apo rezervime të shërbimeve ju ftojmë të kontaktoni me sekretarinë e Spitalit apo në adresat zyrtare:

Tel: 04 23 90 000

https://www.facebook.com/Hygeia.Hospital.Tirana.HHT

Instagram: #spitalihygeiatirane

Anassa inaguron ambientet e reja moderne & teknologjinë bashkëkohore

Në datë 4 Shkurt 2019, në ambientet e Spitalit Hygeia u organizua Ceremonia e inagurimit të ambienteve të reja dhe super moderne të Klinikës dermo-estetike Anassa, ambjente këto të rikonceptuara për të ofruar të gjitha llojet e trajtimeve dermo-estetike me aparatura dhe teknologjinë më bashkëkohore në treg.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Hygeia, Z.Mario Karaj, në fjalën e tij të hapjes nënvizoi faktin se: Klinikës dermo-estetike Anassa i është dedikuar një investim mjaft i konsiderueshëm nga spitali Hygeia si nga pikëpamja e teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore, duke i vënë në dispozicion një hapësirë prej 300 m2, kjo për t’i ardhur sa më pranë kërkesave që ka tregu i trajtimeve estetike dhe atyre të bukurisë. Synimi ynë është është që Klinika Anassa të kthehet në një qendër referimi për trajtimet dermo-estetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe në Rajon.

Bashkëpunimi me mjekë kirurgë estetikë me emër, profesionistë dhe me shumë eksperiencë, është një tjetër hap i rëndësishëm i ndërmarrë nga kjo Klinikë, kjo për t’ju oftuar pacientëve të kësaj Klinike kahas trajtimeve dermo-estetike bashkëkohore edhe të gjithë gamën e ndërhyrjeve plastike & rikonstruktive – tha në fjalën e saj, Menaxherja e Klinikës Anassa, znj.Rezalda Shehi. 

Klinika Anassa tashmë vendos një standart të ri në fushën e trajtimeve të bukurisë, ku cilësia, siguria dhe ofrimi i trajtimeve të personalizuara konform standardeve ndërkombëtare janë vula e garancisë për çdo pacient.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Subscribe for our latest news and offers:

Contacts

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al