Të Nderuar familjarë dhe vizitorë!
- Gjatë vizitës Tuaj, ju kërkohet të respektoni rregulloren e brendshme të Spitalit Hygeia Tiranë.
- Orari i vizitave të pacientëve është: 11.00 - 13.00 dhe 17.00 - 20.00
Jashtë këtij orari, vetëm një familjar mund të qëndrojë me pacientin dhe duhet të ndjekë instruksionet e dhëna nga stafi i Spitalit.
- Juve ju kërkohet të ndiqni udhëzimet e stafit të Spitalit kur ata ju njoftojnë që orari i vizitave ka përfunduar dhe ju kërkohet të largoheni.
- Gjatë proçedurave mjekësore, të gjithë familjarët dhe vizitorët duhet të qëndrojnë në hapsirat e përcaktuara të pritjes.
- Ndalohet qëndrimi në të njëjtën kohë i më shumë se dy vizitorëve në dhomën e pacientit.
- Ndalohet përdorimi i tualetit dhe /ose krevatit të papërdorur në dhomën e pacientit nga ana e familjarëve dhe vizitorëve të tjerë.
- Ndalohet për të gjithë fëmijet nën moshën 14 vjeç të vizitojnë dhomat e pacientëve, përfshi këtu edhe departamentet e Maternitetit dhe Pediatrisë.
- Ndalohet sjellja e ushqimeve dhe e pijeve nga jashtë për pacientët (kjo për të parandaluar komplikacione të mundshme mjekësore, që mund të krijohen si pasojë e përdorimit të ushqimeve të pa rekomanduara).
- Ndalohet qëndrimi i vizitorëve pranë nënës së re gjatë ushqimit të foshnjes me gji.
- Për të siguruar mirëqenien e pacientëve tanë përfshi këtu dhe foshnjat, nuk lejohet të mbani lule nëpër pavione.